 Ndërsa shumë vite më parë celulari ka qenë luks për shumëkënd, tash
ai është i domosdoshëm, me të cilin njerëzit ia lehtësojnë vetes shumë
punë dhe kryejnë shërbime të ndryshme.
Më këto fjalë pajtohet edhe rep-këngëtari i grupit "Klani shqiptar”, Zekë Blakaj.
Ai ka thënë për "Zërin” se më shumë e thërrasin në celularë se sa që ai thërret të tjerët.
"Në celular flas shumë, sepse ai është bërë pjesë e pandashme për
secilin prej nesh. Më shumë më thërrasin, pasi që unë mund t’i thërras
vetëm disa persona të caktuar”, është shprehur ai duke treguar edhe
njerëzit më të cilët bisedon më së shumti.
"Përveç familjes sime, bisedoj me bashkëpunëtorët e mi të kompanisë,
kolegët nga fakulteti, njerëzit që kanë të bëjnë me muzikën, reperët që
unë shkruaj tekste për ta dhe varësisht nga punët që mund t’i kem gjatë
ditës”.
Blakaj thotë se nuk i pëlqen të ndërrojë shpesh celularët, ndërkaq
aktualisht mban Iphone 3gs me ngjyrë të zezë, por thekson se i pëlqejnë
edhe celularët e tipit "Nokia” dhe "Samsung”.
Për Zekën bisedat e gjata janë të neveritshme, megjithatë ai mban
mend që ka biseduar me një person që nuk dëshiron t’ia përmend emrin,
rreth dy orë pa ndërprerë.
|