Yjet e njohura janë autorët e deklaratave
qesharake më të famshme. Të qenit në qendër të vëmendjes, jo gjithmonë
është në favor të tyre. Ata duhet t’u shpëtojnë pyetje të gazetarëve,
kureshtarëve dhe gjithmonë duhet të jenë vigjilentë në atë çfarë thonë
dhe bëjnë. Por, fjali të gjata me fjalët që s’kanë lidhje me
njëra-tjetrën, shpeshherë kanë shtangur dëgjuesit dhe në pjesën më të
madhe të rasteve kanë krijuar humor në ambientet ku janë thënë.
Christina Aguilera
"Pra, ku do të zhvillohet Festivali i Filmit të Kanës këtë vit?” Kjo
është pyetja e këngëtares me famë botërore, Christina Aguilera, që ka
shtangur të gjithë gazetarët dhe sigurisht që ka shkaktuar buzëqeshje në
fytyrat e tyre.
Sylvester Stallone
"I vetmi artist i lumtur, është artisti i vdekur. Sepse vetëm atëherë
nuk mund të ndryshosh. Pasi të vdes, do të doja të mishërohesha në një
penel”. E kush e mendonte se ishte kaq natyrë filozofike, aktori
Sylvester Stallone? Po ja, kjo fjali e fut Stallonen në kategorinë e
deklaratave qesharake.
Mariah Carey
"Gjithmonë kur shikoj televizor dhe shikoj fëmijët e varfër që vdesin
për bukë nëpër botë, unë s’mund t’i mbaj lotët. Dua të them, do vdisja
që të bëhesha e dobët si ata, por jo me ato miza, me vdekjen e gjëra të
tilla”. Kjo është fjalia më qesharake e thënë në media nga Mariah Carey.
Linda Evangelista
"Unë nuk mbaj dietë. Thjesht nuk ha aq shumë sa do të doja të haja”.
Kjo deklaratë e thënë nga supermodelja Linda Evangelista, erdhi pas
pyetjes së gazetarëve nëse mbante dietë për të ruajtur elegancën.
Përgjigjja ishte mjaft e sinqertë në pjesën e dytë të saj.