Sunday, 2025-06-29, 6:11 PM
Welcome Guest | RSS
 
Showbiz
Main | | Registration | Login
Shperndaje/SHARE

Menya

Tani ështe ora

Kerko në youtube

Our poll
Kush mendoni se eshte Kingu i Repit ??
Total of answers: 19

Statistikat

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

Login form

Tag
me nga Enrique Iglesias шиншиллка шиншилла Jam KAM chan Jackie Dëshiron seks Шинэ кино сайт foto Christina Aguilera Afërdita Dreshaj do dhe Jennifer bëhet школой këngës rẽ meshkujt The Seksi JU шпинат gjinjtë kërkim një ishte шрифт Шриф код Dafina Gaga Lady koncert flori martohet Kelly 000 400 pas video ''shpall Ka Ermela modelja elizabeth kate Lopez Gjermani Abdieski Eliza ... si IA këngën (video) Aktoret ta Энималс bukur 17 Adhuron aksionin flokët Эффект колибри jetën Bieber Justin : “Nuk Dua Sean Çiftet aurela Gaçe Passion camera for kids under 200$ Ri po ajo eva Longoria adhurojnë կենսագործունեության անվտանգություն botë Bowden Katrina gjatë Aguilerën Ardian Adelina adhuruesit mund 7-muajshe Afrim

Main » 2011 » March » 29 » Linda Halimit i dështon ditëlindja e saj e 22
2:43 PM
Linda Halimit i dështon ditëlindja e saj e 22

Të enjten në mbrëmje, ashtu si edhe ka dalë në modë së fundmi, këngëtarët kanë filluar të festojnë me të madhe ditëlindjet e tyre, qoftë edhe kur ato nuk janë përvjetorë. Mbrëmja e fundit ishte këngëtarja nga Kosova, fituese e "Top Fest 6” dhe me një zë të veçantë, Linda Halimi.

22-vjetori i saj u festua në një festë, në një prej lokaleve të zonës së ish-bllokut në Tiranë. Edhe pse festa ishte planifikuar të niste në orën 22:00 të mbrëmjes, vetë Linda erdhi me vonesë dhe të ftuarit "u detyruan” të prisnin të zonjën e sebepit. Por kjo nuk ishte asnjë gjë, para zhgënjimit që pësoi gjatë ditëlindjes këngëtarja Halimi.

Pikërisht, mungesa e të ftuarve! Këngëtarja e re, (e cila u përjashtua nga edicioni i fundit i Festivalit "Kënga Magjike”) kishte ftuar mjaft artistë në ditëlindje. Por të paktë ishin emrat e atyre që mbërritën në festë. Kështu, përveç Rozana Radit, vëllezërve korçarë, Endri dhe Stefi, Eugent Buçpapajt, Ronela Hajatit dhe sigurisht "miqve të ri”, të dalë nga edicioni i fundit i "Big Brother”, nuk mbërriti asnjë këngëtar.

E Linda i kishte ftuar të gjithë në fakt, nga Kosova e Shqipëria. Të ftuarit e munguar ishin Ramize Osmani, Gili, Genta Ismajli, Blero, Hekuran Krasniqi, Flori Mumajesi, Elvana Gjata, Ingrid Gjoni, Çiljeta Xhilaga, Juliana Pasha… e mjaft të tjerë, të cilët sigurisht për arsye të forta, nuk mundën të ishin në ditëlindjen e 22-vjeçares…

Nga ana tjetër është thënë se këngëtarja është në lidhje me Olsin e Big Brother albania gjë që ajo kategorisht e ka mohuar këtë lidhje, duke thënë: "Për vetë faktin se ai ka organizuar gjithçka për ditëlindjen time, normalisht që nuk pritet diçka tjetër pos të ketë kujdes, sepse ai në njëfarë mënyre e ka bërë edhe për imazhin e klubit, pasi që ai është menaxher i lokalit në fjalë. E sa i përket lidhjes time me Olsin, unë definitivisht nuk kam asnjë lidhje tjetër me të, përveç shoqërisë”, është shprehur Linda duke shtuar se tashmë është mësuar me këto thashetheme./Showbiz
Views: 459 | Added by: WOLF | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Kërko

Bëhu Fans

Radio Showbiz

Kenga e Javës

Bukuroshet

Calendar
«  March 2011  »
Su Mo Tu We Th Fr Sa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031

Entries archive

Site friends
  • Create a free website
  • Your Online Desktop
  • Free Online Games
  • Video Tutorials
  • All HTML Tags
  • Browser Kits


  • Copyright MyCorp © 2025