Lady Gaga në profilin e saj në "Facebook” e
publikoi fotografinë në të cilën është me Alice Cooper-in, rokerin
legjendar i cili karrierën e filloi duke ua kafshuar kokën zogjve në
skenë.
Lady Gaga është para Alice-t në veshjet e saja të zakonshme, ato të
brendshme dhe me syze të diellit, ndërsa tërë trupi i është lyer me
ngjyrë të kuqe që e tëra të dukej me "sa më shumë gjak”. Derisa ajo merr
frymë thellë, "pasi dëshiron që të ngopet me ajër”, Alice e mbante për
fyti duke "dëshiruar ta ngulfat”.
Nën fotografi Gaga e ka shkruar: "Sapo kam vdekur dhe kam shkuar në ferr”.