
Këngëtarja e njohur, Mariah Carey, përfundoi në spital për shkak të
dhimbjeve, por duket se ky ishte alarm i rrejshëm ngase ajo nuk lindi
dhe u lëshua në shtëpi.
Në profilin e saj në "Twitter” ajo e shkroi: "Duket se vërtet
dëshironin ta festonin përvjetorin me ne. Mbrëmë pata dhimbje dhe shkova
në spital”. Pas një kohe 42-vjeçarja i njoftoi adhuruesit se e tëra
është në rregull.
"Për pak të lindin në përvjetorin tonë, më 27 mars. Ky do të ishte
vërtetë përvjetor i lumtur dhe i madh, megjithatë ka kohë edhe dy javë
deri në lindje”, thuhet në profilin e saj. Këngëtarja pritet të lind
binjakë me bashkëshortin Nick Cannon-in i cili po ashtu e shfrytëzon
"Twitter-in” për të paraqitur frikën e tij për këtë lindje.
"Me siguri do të alivanosem në sallë të lindjes”, ka shkruar Nick dhe
shtoi se e admiron bashkëshorten e cila së shpejti do të lind.
|