"Gjatë disa javëve të fundit kam kaluar nëpër
një periudhë të tmerrshme, ndërsa pasi që e preka ‘fundin’ mendoja më
mirë të mos ekzistoja më”, deklaroi boksieri Alex Reid i cili me yllin
Katie Price kishte qenë i martuar një vit. Çifti është ndarë, pasi siç
tha Katie, Alex vishet si plak dhe nuk është më interesant sikur kur e
ka njohur.
"Jam ndier i nënçmuar dhe i pavlerë që është e tmerrshme për personin
sikur unë i cili është mësuar të jetojë me ‘mushkëri plot’”, i komentoi
Alex ndjenjat e tij të cilat e përcollën pas ndarjes. Ai shpresonte se
Katie do të pendohet dhe do të kthehej, por pasi që zyrtarisht ajo e
paraqiti kërkesën për ndarje, Alex ra në depresion.