
Nuk ka lënë gjë pa provuar në
karrierën e saj. Këngëtare, prezantuese-moderatore emisioni, tani edhe
humoriste në disa skena, të cilat realizohen me disa aktorë nga Kosova.
Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur
Mihrie Braha, e cila këto ditë është duke xhiruar një program
humoristik, së bashku me disa aktorë të njohur kosovarë të cilët më
herët kanë qenë të angazhuar edhe nëpër spektakle të ndryshme atje. Kjo
do të jetë një sprovë e re për Mihrien. Ky eshte një projekt që do të
lançohet diku nga qershori, me shumë këngëtarë të estradës.
Ardhjen në të e kanë konfirmuar edhe
Genta Ismajli, Sabri Fejzullahu etj. Mihria ka pasur një personazh të
një njeriu të zakonshëm, që është bërë shumë nervoze dhe e ka tensionuar
situatën, sepse burri i vet gjithmonë kur ka me dalë në takime me të, e
ka gënjyer dhe gjithmonë vonohet në takime, edhe e zhgënjen para të
tjerëve./Showbiz
|