 Tinejxheri sensacional kosovar, Noga, i njohur për talentin e
tij në beatbox, ka paralajmëruar bashkëpunimin me një prej këngëtareve
dhe producentëve më eminentë të skenës muzikore kosovare, Flori
Mumajesi.Këtë paralajmërim, tashmë i konfirmuari në rep
skenën kosovare, Noga, e bëri në profilin e tij zyrtar në Facebook, ku
pos tjerash bëri të ditur se gjatë muajit prill ai do të lansojë hiç më
pak se tri këngë, të gjitha këto bashkëpunime me emra të njohur si Noizy
dhe artistë tjerë.
"Kam biseduar me Florin dhe jemi shumë pranë marrëveshjes për
bashkëpunim. Shumë shpejtë do ta lansojmë edhe këngën edhe videoklipin”,
tha Noga për Telegrafin.
Bashkëpunimi me Florin shënon suksesin e radhës për të riun nga
Prishtina, emri i vërtetë i të cilit është Agon Abdullahu, pas një sërë
bashkëpunimesh të sukesshme të lansuara së fundmi në treg, siç janë "Unë
me ty” me B-Genius dhe "Souljah” me Lyrical Son dhe Mc Kresha. /Showbiz
|