
Këngëtarja e mirënjohur Valza Bajra
tregon arsyet e saj pse është duke qëndruar në Amerikë. Pas aksidentit
tragjik që i ndodhi mikeshës së saj, këngëtares Emmy, e cila u nda nga
jeta pak javë më parë, Valza Bajra ka udhëtuar drejt Amerikës për t’u
qetësuar shpirtërisht. Ajo
me Emmyn kishin planifikuar që të jenë pjesë e spektaklit "Vip Shpija”,
por vdekja e Emmyt e detyroi që edhe Valza të refuzojë të gjitha
angazhimet që kishte dhe të largohet nga Kosova. Ajo flet gjithashtu
dhe për ëndrrat e mikeshës së saj, duetin të cilin e kishin menduar me
Emmyn, si dhe arsyet pse qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
|