Johnny Depp pohon se aktorja e bukur, Penelope
Cruz, gjatë realizimit të filmit "Piratët e Karaibeve” e kishte
"detyruar” të grindet pothuajse me të gjithë personat të cilët flasin
spanjisht në setin e filmit. Ajo ia mësoi disa fjalë, dhe nuk ia sqaroi
se çka do të thonë, ndërsa pastaj e luti t’i afrohet asistentëve të saj
dhe t’ju tregojë se çka e ka mësuar.
"Nuk e kisha idenë se çka po flasë. Njerëzit vetëm më shikoni, dhe
disa seriozisht ishin lënduar. Pastaj të gjithë më shmangën, pasi që
thosha sharje të ndryshme”, tha aktori. Por, ai nuk i mbeti borxh, pasi
që e projektoi hakmarrjen. Gjatë realizimit të filmit e kishte sjellë
një pajisje e cila emeton tingull i cili është i ngjashëm me pordhën.
Derisa Penelope realizonte skenën dramatike, Johnny me ndihmën e
telepilotit e aktivizoi pajisjen e fshehur.
"U turpërova shumë! Të njëjtën ma kishte bërë edhe para 10 vitesh
derisa realizonim filmin "Blow”, por tani është modernizuar dhe kishte
pasur telepilot. Vetëm shpresojë që asnjëri nga ekipi i filmit nuk
mendon se jam fajtore për atë tingull”, tha Cruz.