 Adelina Tahiri, në klipin e ri, e
rrethuar me meshkuj të rinj e seksi. Ajo që për pak kohë u bë shumë e
kërkuar në skenën muzikore, këto ditë do të sjellë në treg një këngë me
një klip shumë ndryshe nga të tjerët që ka realizuar deri më tani.
Në fotot të cilat i kemi siguruar nga xhirimet, këngëtarja Adelina
Tahiri shihet e vetme në mesin e shumë djemve të rinj e seksi, të cilët
rrethojnë këngëtaren e do të kenë rolin e statistave në videoklipin e
ri. Të shohim nëse do të jetë me të vërtetë suksesi i radhës ky krijim i
ri i Adelinës, e cila është një nga këngëtaret më të pëlqyera për
momentin nga të rinjtë jo vetëm për performancat, por edhe për pamjen e
saj.
|