
Revistat më të njohura në botë, si
Playboy, FHM apo Maxim, do të dëshironin ta zhvishnin tenisten më të
mirë në botë, danezen 20-vjeçare Caroline Wozniacki. Por, menaxheri
i saj, John Tobias, ka thënë se "Caroline ka vetëm 20 vjet. Këto gjëra
tani për tani po i lëmë anash. Ato nuk përshtaten me imazhin që po
krijon Caroline”. Edhe vetë
Wozniacki, duke kërkuar të thotë se tenisi dhe fitimi i turneve i
intereson më shumë se kamera, dhe se nuk dëshiron të bëhet Ana
Kournikova e re, ka deklaruar prerazi: "As tani e as në të ardhmen nuk
dua të zhvishem para kamerave”. Aktualisht danezja është në Charlestone, ku vikendin e ardhshëm fillon turniri WTA.
|