Sunday, 2025-06-29, 5:22 PM
Welcome Guest | RSS
 
Showbiz
Main | | Registration | Login
Shperndaje/SHARE

Menya

Tani ështe ora

Kerko në youtube

Our poll
Rate my site
Total of answers: 13

Statistikat

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

Login form

Tag
me nga Enrique Iglesias шиншиллка шиншилла Jam KAM chan Jackie Dëshiron seks Шинэ кино сайт foto Christina Aguilera Afërdita Dreshaj do dhe Jennifer bëhet школой këngës rẽ meshkujt The Seksi JU шпинат gjinjtë kërkim një ishte шрифт Шриф код Dafina Gaga Lady koncert flori martohet Kelly 000 400 pas video ''shpall Ka Ermela modelja elizabeth kate Lopez Gjermani Abdieski Eliza ... si IA këngën (video) Aktoret ta Энималс bukur 17 Adhuron aksionin flokët Эффект колибри jetën Bieber Justin : “Nuk Dua Sean Çiftet aurela Gaçe Passion camera for kids under 200$ Ri po ajo eva Longoria adhurojnë կենսագործունեության անվտանգություն botë Bowden Katrina gjatë Aguilerën Ardian Adelina adhuruesit mund 7-muajshe Afrim

Main » 2011 » April » 3 » Sondazhet në internet, prin Ermela
0:30 AM
Sondazhet në internet, prin Ermela


Sonte e gjithë vëmendja do të jetë e kthyer te një shtëpi. Shqiptarët do të votojnë për katër kandidatë brenda shtëpisë së BBA4, përderisa gjërat do të jenë edhe më interesante kur do të vijë largimi i banorëve të fundit. Të gjithë anëtarët që janë brenda tashmë kanë thënë se janë fitues, sepse kanë arritur që me debate të forta dhe lojë të mbushin mendjen e publikut që mos t’i largojnë nga ty, pavarësisht se jashtë ka pasur thashetheme të shumta për ta.

Për çfarë do të mbahen mend?


Edicioni i katërt i Big Brother Albania sivjet do të mbahet mend edhe për një gjë interesante. Për herë të parë banorët kanë qenë shumica të rinj, përderisa ajo që ka zgjuar interesim edhe tek adhuruesit e këtij spektakli ishin femrat. Vëllai i madh i Shqipërisë kishte zgjedhur që në këtë edicion të thërriste vajza që në dukje të parë dukeshin si modele. E veçanta e këtyre vajzave ishte se të gjitha përfaqësonin një filozofi të ndryshme, ndërkaq edhe sa u përket intrigave të dashurisë, edhe ky edicion nuk do të mbetet pas. Përderisa në Big Brother 3 ishte thënë se ka pasur homoseksualë, në këtë edicion, me puthjet e tyre, Mirjeta dhe Klodiana zgjuan kërshërinë e shumë njerëzve nga jashtë, duke thënë se ka lesbike. Por, ky edicion i Big Brother Albania do të mbahet mend edhe për dy lidhje diametralisht të kundërta, lidhja e Mirjetës me Marielin dhe ajo e Ogrenit me Nedën. Kjo e dyta u ndërtua me një mori thashethemesh, përkundër asaj të Mirjetës dhe Marielit që ishte më ndryshe, ku Mirjeta i kishte thënë Marielit që e dashuronte. Por, nuk duhet harruar edhe banorët e tjerë.


Kosovarët edhe sivjet nuk shkuan në finale. Petriti dhe Alkena pavarësisht mundit, nuk e arritën këtë. E para, Alkena e teproi me patriotizmin e saj, ndërkaq Petriti në disa raste u tregua agresiv. Në këtë edicion nuk do të harrohen as Arusha e Madhe dhe Arusha e Vogël. Janë Ergysi dhe Marieli. Ergysi, një aktor i cili historinë e familjes së tij e ktheu në një tregim të bukur për jetën e vështirë, kurse Marieli arriti që me vajin e tij të bëhet një fytyrë komike për publikun, por shumë i afërt me banorët. Këtu nuk duhet harruar as Alma. Vajza e tre vëllezërve kishte po ashtu surprizat e saj. Ndonjëherë intriguese, por edhe shembull i tradhtisë, pasi e tradhtuan në fund Neda dhe Ogreni. Kurse Neda mund të kthehet në një figurë tjetër. Ndoshta, nga filozofia e saj. Mund të jetë një figurë komike për humoristët.


Finalja

Kur jemi te finalja, atëherë mund të themi se katër finalistët, me përjashtim të Ermelës, e cila ka qenë më së shumti e nominuar, të tjerët nuk e kanë përjetuar këtë ndjenjë. Madje, Marieli e ka thyer rekordin nga të gjithë banorët e tjerë. Ai kishte thënë se e ka thyer një rekord të Genisit, por edhe në këtë rast e ka thyer një tjetër. Marieli që nga hyrja në shtëpi të BBA 4, nuk ka qenë i nominuar asnjëherë nga banorët, me përjashtim kur ai është nominuar me ndonjë procedurë ndryshe të BBA4. Pavarësisht kësaj, ai konsiderohet si njëri prej banorëve që ka dhënë shembullin më të mirë të banorëve aty brenda. E vetmja femër që ka mbetur në BBA4, Ermela edhe këtë javë ka treguar se di të bëj lojë. Në javën e fundit, Ermela ka shfrytëzuar gjumin e Ogrenit dhe të Marielit, për shkak se javën e kaluar dy të dashurat e tyre dolën nga shtëpia, duke qenë më e zhurmshmja në shtëpi.

Megjithatë, Ermela tregoi vlerat e saj dhe në asnjë moment nuk e injoroi Ogrenin, edhe pse ky i fundit është paraqitur më i vetmuar në këtë mes. Ogreni nuk ka arritur që të socializohej në shtëpi, edhe pse shumë e konsiderojnë favorit në këtë finale dhe është ndoshta njëri prej banorëve që me fat arriti të qëndrojë në shtëpi. Kurse i fundit është Ergysi. Arusha e vogël, të cilit nuk i pëlqen shumë ta thërrasin me këtë emër, po ashtu ka qenë njeri prej atyre banorëve që pak e kanë shijuar nominimin. Por, në fund ai mund të konsiderohet kockë e fortë dhe konsiderohet po ashtu një favorit.


Sondazhet në internet, prin Ermela


Interneti është bërë interesant kohëve të fundit për shkak se shumë sondazhe tregojnë edhe disponimin e njerëzve për atë se kush do ta fitojë në një garë. Edhe BBA 4 nuk ik nga ky koncept. Tashmë ka një numër të madh të sondazheve në internet, të cilat në shumicën prej tyreve fitues të këtij edicioni e zgjedhin Ermelën.


Ermela prin me 49 për qind të votave, Ogreni është i dyti me 26, i treti është Ergysi me 15 për qind të votave, kurse gjasat më të vogla për ta fituar këtë edicion i ka Marieli që ka vetëm 10 për qind të votave të internetit. Por, gjërat do të shihen sonte (e shtunë) në natën finale, ku do të votohet për më të mirin e këtij edicioni, me anë të telefonatave./Showbiz
Views: 276 | Added by: WOLF | Tags: internet, Ermela, шиншиллка, Sondazhet, Prin | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Kërko

Bëhu Fans

Radio Showbiz

Kenga e Javës

Bukuroshet

Calendar
«  April 2011  »
Su Mo Tu We Th Fr Sa
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930

Entries archive

Site friends
  • Create a free website
  • Your Online Desktop
  • Free Online Games
  • Video Tutorials
  • All HTML Tags
  • Browser Kits


  • Copyright MyCorp © 2025