
Olivia Wilde ka shfrytëzuar llogarinë e saj në Twitter, për të hedhur
poshtë spekulimet e fundit se është e përfshirë në romancë me
këngëtarin Justin Timberlake. Një burim kishte thënë për revistën "Us
Magazine” se dyshja është në lidhje intime, pasi ishin parë së bashku në
një klub nate.
"Ata vallëzonin, i pëshpëritnin njëri-tjetrit në vesh, përqafoheshin
dhe tërë natën ishin së bashku”, kishte deklaruar një dëshmitar. Edhe
një dëshmitar tjetër e ka konfirmuar këtë.
"Ata kanë arritur në grup në këtë klub, por nuk janë shoqëruar me
askënd tjetër, përveç me njëri- tjetrin”, ka thënë ai. Mirëpo, ylli i
serisë "House”, e cila kohë më parë i ka dhënë fund fejesës së saj, ka
mohuar të ketë pasur diçka intime mes tyre, përveç miqësisë.
"Ngadalë njerëz. Ne jemi miq dhe kemi qenë me vite. Nuk ka pasur seks
mes nesh dhe asgjë intime”, ka shkruar ajo. Justin-in së fundmi e kanë
lidhur edhe me aktoren Mila Kunis, pasi ata kanë xhiruar së bashku
filmin "Friends with Benefits”, por as kjo nuk është konfirmuar.
Justin muajin e kaluar ka bërë të ditur se i ka dhënë fund romancës së tij disa vjeçare me aktoren Jessica Biel.
|