Christina Aguilera nuk e çan kokën me skandalet e saj të fundit, por qesh me to.
Ylli i filmit 'Burlesque' është ndarë nga burri Jordan Bratman vitin e
kaluar, ndërsa kohë më parë është arrestuar për prishje të rendit në
gjendje të dehur së bashku me të dashurin e ri Matt Rutler, por shpreson
se njerëzit do t’i kuptojnë vështirësitë në jetën e saj personale dhe
ajo dëshiron t’i shikoj këto në dritën pozitive.
"Unë mund vetëm të qeshi me dështimet dhe përvojat e mia në jetë. I
shikoj sa më pozitive dhe qeshi me to. Duhet të më kuptoni sepse kam
kaluar nëpër një divorc të dhimbshëm”, ka thënë ajo.