Candice Swanepoel, me paraqitjen e saj të fundit
në një seancë fotografish, ka shkaktuar shqetësim tek adhuruesit e saj,
të cilët mendojnë se ajo është tepër thatanike, derisa keqdashësit
insistojnë se ajo vuan nga mungesa e ushqimit.
Bukuroshja me trup magjik e shtëpisë së modës "Victoria`s Secret”, me
paraqitjen e fundit, dukej sikur nuk ka ngrënë ushqim me muaj dhe se
për shkak të humbjes së formave të plota trupore, ajo rrezikon të humbë
edhe kontratën me shtëpinë e modës "Victoria’s Secret”.
"Ata duan të promovojnë imazhin e formave të plota. Jo trashësisë,
por formave të plota të trupit. Nëse jeni tepër thatanike, ky nuk është
një imazh i mirë. Nëse humbet edhe ndonjë kilogram, mund të humbet
kontrata. Me siguri se nuk do të ndodhë kjo, ata do ta paralajmërojnë”,
ka thënë një burim. Candice u është përgjigjur vërejtjeve rreth pamjes
thatanike.
"Jam e shëndetshme. Më vjen shumë mirë që të gjithë kanë atë kujdes
për mua, por sa i përket kësaj, e tëra është në rregull, gjithçka
normale dhe mirë”, ka thënë ajo për revistën "People”.

