Holly Madison ka zbuluar se do të dëshironte ta gjente shpirtin e saj binjak.
Ish-lepurushja e "Playboy-it”, e cila së fundmi është ndarë nga i
dashuri Jack Barakat, ka thënë se edhe pse është gjithmonë e hapur për
të takuar mashkullin perfekt, ajo ka ardhur në përfundim se procesi i
takimeve është i vështirë.
"Do të dëshiroja ta takoja shpirtin tim binjak. Gjithmonë i mbaj sytë
hapur për ta takuar dikë. Është e vështirë për mua. Lidhja e fundit që
kam pasur, ishte në distancë të gjatë dhe nuk kam mundur të udhëtoj
shumë për ta takuar dikë. Për fat të keq i dashuri im është dashur ta
bëjë tërë punën”, ka thënë ajo, për të shtuar se prapë nuk do të ngutet
për t’u martuar, pasi dëshiron ta gjejë të vërtetin.