Supermodelja e famshme, Adriana Lima, nuk është
ndjerë kurrë më e bukur dhe më seksi që prejse është bërë nënë dhe ka
lindur vajzën Valentina.
Zeshkanja seksi, e cila ka vajzën 16-muajsh me burrin e saj
basketbollist, ishte tejet e lumtur gjatë shtatzënisë së saj, ndërsa
qëkur ka lindur, ajo ndjehet shumë më e bukur sesa që ka qenë ndonjëherë
më parë.
"Ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetën time. Gjatë
shtatzënisë jam ndjerë mrekullueshëm. Ato hormonet e shtatzënisë kanë
bërë mrekulli për mua. Tani ndjehem shumë më e bukur, më seksi dhe më
femërore. Mendoj se flokët dhe lëkura ime janë shumë më të mira tani”,
ka thënë ajo.
Lavdëron koleget e saj
Bukuroshja nga Amerika e Jugut, gjithashtu, ka lavdëruar koleget e
saj nga kompania "Victoria's Secret”, Miranda Kerr dhe Doutzen Kroes, të
cilat së fundmi edhe ato janë bërë nëna, duke thënë se ato do të jenë
prindër shumë të përgjegjshëm.
"Ato më kanë bërë disa pyetje. Mendoj se ato janë shumë të
përgjegjshme dhe të dashura. Jam e sigurt se ato do të jenë nëna të
mrekullueshme".
Adriana në të kaluarën kishte deklaruar se më shumë preferon të jetë
një nënë, sesa një modele, sepse amësia e ka mësuar atë se çfarë është
dashuria.
"Puna më e mirë në botë për mua, është të jem një nënë. Kurrë nuk kam
menduar se do të dua kaq shumë. Gjithmonë kam pyetur nëse ekziston
dashuria pa kushte? Tani e di se ekziston, sepse e ndjej atë. Vërtet më
ka ndryshuar në tërësi. Në kokën time jam më e pjekur, më e matur dhe më
e sigurt. Dhe e dini, amësia ka ndryshuar në tërësi prioritetet në
jetën time. Ndjehesh aq e fuqishme. Është një ndjenjë e mrekullueshme”,
ka përfunduar Adriana.