Këngëtari Michael Buble javën e kaluar është
martuar me Luisana-n, dhe pas kësaj çifti i lumtur shkoi në muajin e
mjaltit. Kur gjatë të hënës u kthyen në Argjentinë kishin se çka të
shihnin. Hajnat ia kishin thyer shtëpinë.
Policia për këtë gjë pjesërisht i fajëson mediet të cilat e publikuan
lajmin se Michael me bashkëshorten gjenden në muajin e mjaltit, dhe ata
e dinin se në shtëpi nuk do të jetë askush. Ata nuk i frikësoi as
alarmi pasi atë e çaktivizuan, ndërsa fqinjët nuk vërejtën diçka të
pazakontë.
"Nuk do të lejoj që kjo t’i shkatërrojë momentet më të lumtura të
jetës sime”, e komentoi shkurt tërë ngjarjen bashkëshortja e tij. Ende
nuk dihet se çka kanë vjedhur.