Main » 2011»April»1 » Lady Gaga mban koncert në Prishtinë
9:56 PM
Lady Gaga mban koncert në Prishtinë
Ylli i muzikës Lady Gaga do të vijë në
Kosovë. Më 12 qershor, në përvjetorin e çlirimit të vendit, ajo do të
mbajë një koncert në Prishtinë. Iniciator i ardhjes së këngëtares këtu
është Behgjet Pacolli. Burime të Gazetës Express kanë bërë të ditur se
Gaga është paguar 500 mijë euro, ndërkaq të gjithë ata që duan të
përjetojnë magjinë e këngëve të saj, do të kenë mundësi që koncertin ta
përcjellin gratis.
Lajmi për koncertin në Prishtinë
është bërë i ditur edhe në faqen zyrtare të këngëtares, e cila ka
publikuar datat e turneut të saj. Në profilin e saj në Twitter,
ndërkaq, ajo është shprehur shumë e lumtur që për herë të parë do të
këndojë para publikut kosovar.
I vetmi problem është se sot është 1 Prilli dhe ky lajm është një gënjeshtër./1 Prililililili :P/Showbiz