Kourtney Kardashian ka zbuluar se përvoja e saj
para kamerës nuk i ka mbetur në kujtimin më të mirë. Zeshkania ka marrë
pjesë në serinë "One Life to Live" dhe është dashur të puthë kolegun e
saj, gjë që nuk ishte e këndshme.
"Jam ndier si prostitutë. Atë ditë kam ngrënë qindra bonbone
pepermint”, ka rrëfyer ajo, ndërsa ka zbuluar se me bashkëshortin e saj
ka vendosur të zhvendoset në Nju-Jork për të jetuar.