Sunday, 2025-06-29, 9:14 PM
Welcome Guest | RSS
 
Showbiz
Main | | Registration | Login
Shperndaje/SHARE

Menya

Tani ështe ora

Kerko në youtube

Our poll
Kush mendoni se eshte Kingu i Repit ??
Total of answers: 19

Statistikat

Total online: 2
Guests: 2
Users: 0

Login form

Tag
me nga Enrique Iglesias шиншиллка шиншилла Jam KAM chan Jackie Dëshiron seks Шинэ кино сайт foto Christina Aguilera Afërdita Dreshaj do dhe Jennifer bëhet школой këngës rẽ meshkujt The Seksi JU шпинат gjinjtë kërkim një ishte шрифт Шриф код Dafina Gaga Lady koncert flori martohet Kelly 000 400 pas video ''shpall Ka Ermela modelja elizabeth kate Lopez Gjermani Abdieski Eliza ... si IA këngën (video) Aktoret ta Энималс bukur 17 Adhuron aksionin flokët Эффект колибри jetën Bieber Justin : “Nuk Dua Sean Çiftet aurela Gaçe Passion camera for kids under 200$ Ri po ajo eva Longoria adhurojnë կենսագործունեության անվտանգություն botë Bowden Katrina gjatë Aguilerën Ardian Adelina adhuruesit mund 7-muajshe Afrim

Main » 2011 » April » 6 » Këngëtarët kosovarë fitojnë më shumë dhe më lehtë
3:50 PM
Këngëtarët kosovarë fitojnë më shumë dhe më lehtë


Bujar Qamili është një këngëtar i mirënjohur shqiptar nga Shkodra. Ai është ndër këngëtarët më të mirë të këngës popullore shqiptare e veçanërisht të asaj shkodrane. Gjatë karrierës së tij muzikore mbi 20 vjet ka marrë çmime të shumta nëpër festivale të ndryshme. Së fundi ishte pjesëmarrës në "100 këngët e shekullit” të organizuar nga TV Klan.

"Ishte një nder i madh për mua të marr pjesë në këtë ngjarje më të rëndësishme të të gjitha kohëve që janë organizuar deri tani në Shqipëri për këngën popullore shqiptare. Unë përfaqësova këngën popullore shkodrane, atë këngë që ka qenë gjithmonë e bukur dhe që është kënduar me shumë pasion nga ana ime dhe e gjithë njerëzve në përgjithësi”, ka thënë ai për "Zërin”.

Përveç këngës popullore Bujari pëlqen edhe baladat, në të cilat thotë se ka pasur shumë sukses. Ndonëse nuk e mohon faktin se në Kosovë është më lehtë për të depërtuar, meqenëse sipas tij disa nga këngëtaret më shumë ekspozojnë trupin sesa që interpretojnë bukur.

"Faktikisht me ndryshimin e kohës pati disa probleme dhe në art, sidomos në Kosovë, ku orientalizmi është më i pranueshëm në këngë. Kjo ndodhi dhe në Shqipëri në vitet e transicionit, ku u deformua pak kënga shqipe nga disa këngëtarë që i thonë vetes këngëtarë. Këto filluan me disqe dhe kaseta shumë të ndyra, madje na dolën dhe disa këngëtare, të cilat këndonin me minifund për të mbuluar zërin, por ne në art i themi ligji i kompozimit, që do të thotë atë që s’e bën dot me zë, mundohesh ta bësh me tjetër gjë, por kjo nuk vazhdon gjatë”, thekson ai.

Fitimi i majmë

Sipas Bujarit, profesioni i këngës të sjell mjaft fitim, por nuk e përjashton faktin se këngëtarët e Kosovës fitojnë më shumë.

"Edhe ne patjetër fitojmë nga kënga, pak me vonesë, jo si këngëtarët në Kosovë që fitojnë shumë, por ne duke pasur parasysh sistemin në të cilin kemi jetuar, e kemi pasur vështirë”, shton ai. Suksesi më i madh i Bujarit gjatë karrierës së tij muzikore, janë çmimet me të cilat është nderuar nga udhëheqësit e shtetit.

"Unë kam pasur shumë suksese në jetë, nuk më ka njohur vetëm populli, por edhe shteti, në vitin 2001 presidenti i asaj kohe z. Rexhep Mejdani më jep urdhrin "Naim Frashëri i Artë” që do thotë artist i merituar. Pas saj në vitin 2009 presidenti aktual z. Bamir Topi më jep titullin e lartë "Mjeshtër i Madh” - Artist i Popullit” thekson ai. Bujari tani ka nisur përgatitjet për albumin e ri, në të cilin thotë që do të dominojnë stilet e këngëve që i pëlqejnë më së shumti. "Albumi që jam duke punuar do të ketë këngë shkodrane, kosovare dhe këngë nga Shqipëria e Mesme”, besoj se do t’iu pëlqejë të gjithëve”, shprehet ai.

Përveç këngës Bujari është i dhënë edhe pas futbollit, ku pjesën dërrmuese të kohës së lirë e kalon duke u marrë me këtë sport.

"Kohën e lirë në shumicën e rasteve e kaloj në futboll. Jam shumë tifoz me Vllazninë e Shkodrës, ku dhe i kam bërë dy këngë për futbollin, të cilat janë pëlqyer shumë. Përveç këtij sporti, jam i dhënë edhe pas biliardos”, përfundon Bujari./Showbiz


Views: 497 | Added by: WOLF | Tags: lehtë, dhe, шрифт, fitojnë, Këngëtarët, kosovarë, shumë | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Kërko

Bëhu Fans

Radio Showbiz

Kenga e Javës

Bukuroshet

Calendar
«  April 2011  »
Su Mo Tu We Th Fr Sa
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930

Entries archive

Site friends
  • Create a free website
  • Your Online Desktop
  • Free Online Games
  • Video Tutorials
  • All HTML Tags
  • Browser Kits


  • Copyright MyCorp © 2025