Kanye West ka arritur të joshë bukuroshen e modës Kate Upton, njërën
nga bukuroshet e cila këtë vit zbukuron revistën më të popullarizuar për
kostume të larjes ‘Sports Illustrated’.
Siç shkruajnë mediet amerikane, reperi është parë duke hyrë përmes
dyerve të pasme në një klub nate në Los Anxhelos, ku po mbahej një ndejë
e ‘Victoria's Secret’. Më pas në këtë klub ishte bashkuar edhe Upton.
Ata tërë kohën kishin qëndruar së bashku dhe pastaj dorë për dore,
pas mesnate ishin larguar nga klubi përmes derës së pasme, dhe më vonë
janë parë duke hyrë së bashku në një hotel.