Angelina Jolie është e fundit në vargun e të
famshmëve që ka hyrë në serinë e stripave për femrat e njohura dhe të
fuqishme, "Female Force”.
Përfaqësuesit e shtëpisë botuese "Bluewater Productions", e cila
qëndron prapa kësaj serie të stripave, kanë thënë se kanë vendosur për
Angelina Jolie-n për shkak të karrierës së saj të suksesshme,
posaçërisht jetës familjare dhe punës humanitare.