Shumë femra vazhdimisht pyesin se si me sukses
të humbin peshën e tepërt dhe të kenë trupin sikurse ato të aktoreve dhe
këngëtareve të famshme, të cilat marshojnë nëpër qilimat e kuq.
Por, duket se disa nga aktoret më të njohura, motivin për ushtrime
dhe mbajtjen e dietave rigoroze, e gjejnë në hakmarrjen ndaj ish-të
dashurve. Në mesin e tyre janë edhe Eva Longoria, Scarlett Johansson dhe
Sandra Bullock dhe Courteney Cox.
Eva Longoria
Pasi edhe zyrtarisht është divorcuar nga burri Tony Parker, Eva
Longoria ka shkëlqyer në ceremoninë e çmimeve Globi i Artë dhe ka
treguar figurën vitale të trupit. Për të qenë në formë, ajo ushtron 3
herë në ditë, ndërsa konsumon edhe ushqim të shëndetshëm. Të gjitha këto
për ta ‘plasur’ ish- burrin.
Scarlet Johansson
Aktorja Scarlett Johansson në dhjetor të vitit të kaluar, i ka dhënë
fund martesës së saj me Ryan Reynolds, ndërsa vija e saj e trupit, tani
duket më seksi se kurrë më parë. Scarlett top-formën e saj e mban me
ushtrimet e përditshme gjysmorëshe, ku ajo kombinon ushtrimet e sistemit
kardiovaskular, ushtrimet e baraspeshës dhe koordinimit. Ryan vetëm
tani e di se çfarë ka humbur.
Sandra Bullock
Hakmarrja pas ndërprerjes së lidhjes, nuk ka qenë më e suksesshme se
në rastin e Sandra Bullock, e cila vetëm tre muaj pasi është ndarë nga
burri Jessie James, ishte paraqitur në ceremoninë ‘Spike TV's Guys
Choice Awards’, me një pamje të mrekullueshme trupore. Ajo ka arritur të
krijojë këtë trup seksi, falë ushtrimeve pilates, kikboksit dhe
vallëzimit.
Jessie tani ka mbetur me gojë të hapur.
Courteney Cox
Kur në tetor të vitit të kaluar, pas 11 vjetësh martese, ishte
shkurorëzuar nga burri David Arquette, Courteney Cox kishte arritur të
rikthejë formën e shkëlqyeshme të trupit falë metodës së Tracy
Andersonit, e cila përfshin ushtrimet 90-minutëshe. Më kot David i
kishte rënë pishman me ndarjen, pasi ajo tashmë kishte gjetur një të
dashur dyfish më të ri se ai.