Sunday, 2025-06-29, 4:21 PM
Welcome Guest | RSS
 
Showbiz
Main | | Registration | Login
Shperndaje/SHARE

Menya

Tani ështe ora

Kerko në youtube

Our poll
Kush mendoni se eshte Kingu i Repit ??
Total of answers: 19

Statistikat

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

Login form

Tag
me nga Enrique Iglesias шиншиллка шиншилла Jam KAM chan Jackie Dëshiron seks Шинэ кино сайт foto Christina Aguilera Afërdita Dreshaj do dhe Jennifer bëhet школой këngës rẽ meshkujt The Seksi JU шпинат gjinjtë kërkim një ishte шрифт Шриф код Dafina Gaga Lady koncert flori martohet Kelly 000 400 pas video ''shpall Ka Ermela modelja elizabeth kate Lopez Gjermani Abdieski Eliza ... si IA këngën (video) Aktoret ta Энималс bukur 17 Adhuron aksionin flokët Эффект колибри jetën Bieber Justin : “Nuk Dua Sean Çiftet aurela Gaçe Passion camera for kids under 200$ Ri po ajo eva Longoria adhurojnë կենսագործունեության անվտանգություն botë Bowden Katrina gjatë Aguilerën Ardian Adelina adhuruesit mund 7-muajshe Afrim

Main » 2011 » April » 1 » Gili prapë me Enisin
9:29 PM
Gili prapë me Enisin


Suksesi i këngës "Kur u ndamë” të kënduar nga Gili dhe Enis Potoku jo vetëm që la shije të mirë në "Top Fest 6” dhe u popullarizua edhe të publiku, por bëri që të vazhdoj bashkëpunimi edhe më tej mes dy këngëtarëve.

Gili dhe Enisi sërish janë prezantuar në festivalin "Top Fest”. E, kur të gjithë mendonin se përsëritja e të njëjtit duet, mund që mos të pëlqehet nga audienca, duket se ka ndodh e kundërta.

Pa kaluar ende një javë që nga prezantimi i tyre në edicionin e tetë të këtij festivali, kënga "Badihava” e cila është e punuar nga Ilir Berani kurse me orkestrim të Ardian Kastratit, është klikuar nga mijëra adhurues të këngëtarëve duke e bërë atë edhe si një nga këngët më favorizuese të këtij festivali.

"Kënga është pritur shumë mirë si nga kritiket ashtu edhe nga publiku. Mediat në Shqipëri i kanë dhënë shumë hapësirë sa që e kanë quajtur një nga këngët më favorizuese të festivalit. Kemi qenë edhe në emisionin ‘Rewind’ ku kemi kënduar live, dhe tash po presim vetëm pjesëmarrjen në gjysmëfinale”, ka thënë Gili për "Zërin”.

Çmimet, jo gjithçka

Ndërsa dy vite më parë dyshja Gili dhe Enisi në "Top Fest 6” ishin shpërblyer me çmimin e internetit, Gili ka theksuar se nuk kanë marr pjesë me synime të caktuara.

"Ne vendosëm që të shkojmë prapë bashkë në këtë festival pasi që kënga e kaluar është mirëprit jashtë mase nga simpatizuesit tanë. Për hir të asaj përkrahje që na kanë dhënë në atë këngë, menduam që të realizojmë edhe këtë duet që të jetë dhuratë për ta”, ka pohuar këngëtarja e cila bëri më dije se gjatë muajt maj, menjëherë pas festivalit do të i realizohet edhe videoklipi.

Sipas Gilit këto dy bashkëpunime janë një arsye më shumë për të kënduar edhe në koncertet të cilat i kanë të rezervuara së bashku. "Gjatë sezonit verorë i kemi disa koncerte bashkë dhe derisa ne kishim mundësi të këndonim vetëm këngën "Kur u ndamë”, tash kemi mundësi të këndojmë edhe këngën "Badihava”. Pra, është një gjë e mirë edhe për vet publikun dhe simpatizuesit e këngëve tona”, ka thënë ajo.

Këngëtarja Fevzije Konushevci e njohur si Gili, është shprehur se është mjaft e përkushtuar rreth kësaj këngë dhe paraqitjes sa më të mirë në këtë festival saqë nuk po gjënë kohë për të përgatitur ndonjë këngë tjetër të re.


Views: 298 | Added by: WOLF | Tags: me, Enisin, prapë, Gili | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Kërko

Bëhu Fans

Radio Showbiz

Kenga e Javës

Bukuroshet

Calendar
«  April 2011  »
Su Mo Tu We Th Fr Sa
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930

Entries archive

Site friends
  • Create a free website
  • Your Online Desktop
  • Free Online Games
  • Video Tutorials
  • All HTML Tags
  • Browser Kits


  • Copyright MyCorp © 2025