
Shumica e artistëve vuajnë për të
krijuar një hit, por Flori Mumajesi prej këngës "Dhe zemra ndal” ka
arritur të nxjerri dy hite.
Tashmë, të gjithë e njohin këtë këngë të kënduar prej Elvana gjatës,
falë suksesit në festivalin "Kënga Magjike”, por javën e shkuar në web
është hedhur një remiks i saj, i cili është po aq i bukur sa edhe
origjinali. Në versionin e ri, përfshihet dhe një fragment i kënduar
nga Flori Mumajesi, dhe ndryshe nga origjinali kënga këtë herë vjen nën
ritmet dance e shumë shpejt është shndërruar në një hit që ne besojmë
se do të na shoqërojë përgjatë gjithë verës. Ne na pëlqen shumë, shumë!/Showbiz
|