
Fansat e saj tani e kupto- jnë përse
Eliza refuzoi rolin dramatik në serialin televiziv të kanalit "TBS”...
Ajo kishte një projekt tjetër nëpër duar, i cili është komplet i
ndryshëm nga çfarë aktorja me origjinë shqiptare, ka realizuar më parë.
Bëhet fjalë për një serial komik, i cili zhvillohet në një
radiostacion sportiv i frymëzuar nga një personazh i vërtetë radiofonik
- Colin Cowherd dhe programi i tij në stacionin ESPN. Eliza do të
interpretojë në rolin e Casey, e cila drejton programin së bashku me
Nick (Damon Wayans), një vajzë simpatike, e zgjuar dhe e
drejtpërdrejtë. Ende nuk është bërë e ditur data e lançimit të këtyre
serive, por mendohet që gjithçka do të jetë gati për sezonin vjesh-
tor. Seriali (ende pa titull) do të transmetohet në kanalin publik
"CBS”, i cili është dhe një prej kanaleve më të ndjekur në Amerikë./Showbiz
|