Këngëtaret Rihanna dhe Britney Spears incizuan
duet për këngën e Rihanna-s "S&M”, ndërsa vetëm disa orë më vonë
Rihanna deklaroi se pop-princeshën Britney-n do të dëshironte ta godiste
në prapanicë. Ajo shtoi se e kishte befasuar pozitivisht se si Britney
pranoi të realizojë duet me të, pasi që këtë gati kurrë nuk e bën.
"I pëlqeu kënga nga fillimi. Ajo e bëri vërtet të veçantë, pasi që
kur më parë i keni parë dy pop-yje duke bërë duet së bashku në ditët e
sotme”, tha Rihanna. Po ashtu të gjithë adhuruesit para bashkëpunimit i
kishte lutur t’i përgjigjen se me kënd do të dëshironin që ajo të ketë
duet, ndërsa shumica u përgjigjën me Britney Spears.
Ajo së shpejti fillon me turne. Edhe pse spekulohej se me të do të
jetë edhe Enrique Iglesias, ai hoqi dorë, ndërsa Britney për bashkëpunim
u pajtua me Nicki Minaj-n.