Pop-diva, Britney Spears, e cila kohë më parë e
editoi albumin e titulluar "Femme fatale”, paralajmëroi se i njëjti do
të përcillet me turne të madh botëror. Megjithatë, gati së bashku me
lajmi për turneun, erdhi edhe një lloj anulimi. Kur këngëtari Enrique
Iglesias, i cili ishte paralajmëruar si mysafir në turneun e saj, foli
dhe njoftoi se nuk do të merr pjesë, lindi një konfuzion i përgjithshëm.
Revista "Billboard” jozyrtarisht mëson se kompania "Live Nation”, e
cila është promotore e këngëtares së popullarizuar, momentalisht është
në bisedime me Nicki Minaj-n, për praninë eventuale në turneun e
Britney-t.
Spears kohë më parë e shfaqi dëshirën, që në turneun e saj të
përfshihet edhe Usher, por shanset janë minimale pasi menaxheri i tij
punon në kompaninë e cila kohë më parë e përfaqësonte Britney-n, dhe e
cila është në raporte shumë të acaruara, me promotorin e tanishëm të
këngëtares.
Se a do të mbahet turneu, kur do të fillojë dhe cili nga kolegët do t’i bashkohet Spears-it në skenë, për tani mbetet e paqartë.