
"Titanic” fiton një "Oscar” të ri, një
dekadë pasi u shndërrua në filmin më të suksesshëm të të gjitha
kohërave, duke fituar 11 "Oscar”. Filmi i James Cameron, në një anketim
prej 50 mijë përdoruesish të internetit në SHBA, u shpall si më
romantiku në historinë e kinematografisë.
Në fakt, historia midis Jack Doson (Leonardo di Caprio) dhe Rose
deWitt (Kate Winslet), e shoqëruar me dramën e mbytjes dhe puthjet nën
hënën e plotë e në mes të Oqeanit Atlantik, ka bërë më shumë njerëz se
çdo film që të përloten. Në vendin e dytë, për amerikanët është çifti
Rhett Butler e Rossella O’Hara në "Gone with the wind”, i interpretuar
nga Vivien Leigh dhe Clark Gable. E
treta, historia midis Julia Roberts e Richard Gere në "Pretty Woman”.
Ndërkohë, personazhi më i mirë në kinematografi është për amerikanët Tom
Hanks, në filmin "Forrest Gump”. Filmi horror më i frikshëm në histori
është "The exorcist”, ndërsa komedia më e mirë "The craziest plane in
thë world”.
|