Sunday, 2025-06-29, 4:31 PM
Welcome Guest | RSS
 
Showbiz
Main | | Registration | Login
Shperndaje/SHARE

Menya

Tani ështe ora

Kerko në youtube

Our poll
Rate my site
Total of answers: 13

Statistikat

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

Login form

Tag
me nga Enrique Iglesias шиншиллка шиншилла Jam KAM chan Jackie Dëshiron seks Шинэ кино сайт foto Christina Aguilera Afërdita Dreshaj do dhe Jennifer bëhet школой këngës rẽ meshkujt The Seksi JU шпинат gjinjtë kërkim një ishte шрифт Шриф код Dafina Gaga Lady koncert flori martohet Kelly 000 400 pas video ''shpall Ka Ermela modelja elizabeth kate Lopez Gjermani Abdieski Eliza ... si IA këngën (video) Aktoret ta Энималс bukur 17 Adhuron aksionin flokët Эффект колибри jetën Bieber Justin : “Nuk Dua Sean Çiftet aurela Gaçe Passion camera for kids under 200$ Ri po ajo eva Longoria adhurojnë կենսագործունեության անվտանգություն botë Bowden Katrina gjatë Aguilerën Ardian Adelina adhuruesit mund 7-muajshe Afrim

Main » 2011 » March » 30 » Shumë gjëra do t’i vendosim në vend të vet
9:21 PM
Shumë gjëra do t’i vendosim në vend të vet

Veshjet e gjëra sportive të stilit rap, i ka zëvendësuar me kostume dhe kollare. Kantautori i njohur kosovar, Genc Prelvukaj, iu është futur seriozisht politikës. Me të ardhur në postin e ministrit të MKRS, Memli Krasniqi, i ka ofruar Gencit një post shumë të rëndësishëm në kabinetin e tij.

Duke qenë miq dhe kolegë prej vitesh, Genci i cila ka studiuar shkencat politike, jo vetëm që është këshilltar i ministrit Krasniqi, por duket edhe një nga personat më të besueshëm në kabinetin e tij.

Në këtë intervistë që Prelvukaj e dha për "Zërin” ka theksuar që se bashku me ministrin Krasniqi ashtu siç kanë ditur të bëjnë punë të mira në muzikë do të bëjnë edhe në pozitat që gjenden sot.

Nga rep muzika në politikë. Ishte kjo rrugë e gjatë?

- Do të ishte më mirë të thuhej "nga muzika në përgjithësi” dhe jo të përkufizohet vetëm me një zhanër, pasi që kam qenë i angazhuar shumë edhe në drejtimet tjera në muzikë. Inkuadrimin në politikë nuk e shoh si rrugë të gjatë, sepse është vetëm nisma e një pune të re.

Çfarë ju tërhoqi që të futeni në politikë?

- Fillimisht lidhet me natyrën e njeriut, e pastaj edhe më bindjet e perceptimet që një individ i ka në raport më shoqërinë dhe detyrimin ndaj saj. Nuk ekziston ndonjë moment joshës, por, me saktësi te padiskutueshme them se ishte fushë ku unë kisha interesim që një kohë të gjatë. Vetë fakti që e kam studiuar politikën ka qenë një indikacion që në një ardhme do të jam edhe brenda saj, qoftë si njeri qe e kupton si shkencë dhe merret me analizën e saj, qoftë edhe si zbatues i formave të saj.

Tashmë jeni këshilltar i ministrit të MKRS, z. Memli Krasniqi. Si erdhe deri këtu?

- Ishte përcaktim i vetë ministrit që unë të jam pjesë e kabinetit politik të tij. Është një detyrë më shumë përgjegjësi dhe mundohem të bëj më të mirën në atë aspekt.

Njiheni edhe për miqësinë që keni me z. Krasniqi. Ishte kjo një përparësi për të ardhur në këtë post?

- Miqësia është gjë e çmuar në shumë aspekte, por jo edhe faktor determinues për ngritjen në një pozicion të caktuar. Kualifikimi profesional është dhe duhet të jetë kushti i vetëm në një punë që ka përgjegjësi. Me ministrin kemi një miqësi të vazhdueshme dhe raporte korrekte që nga fillimet tona më muzikën. Kemi bërë punë të mira me muzikën dhe kam bindjen se do të bëjmë punë të mira bashkë edhe në këtë pozicion ku ndodhemi sot.

Cilët janë hapat urgjentë që ju dhe ministri Krasniqi jeni duke i ndërmarr për kulturën tonë?

- Çdo çështje që përkon me detyrimet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit shikohet me kujdes të veçantë. Ministri ka vënë theksin e tij në shumë fusha në të cilat punojmë më qëllim përmirësimin e gjendjes ekzistuese.

Çfarë do të bëni konkretisht rreth mosfunksionalizimit të ligjit për të drejtat e autorit?

- Ligji për të drejtat e autorit dhe të drejtave tjera të përafërta është një ndër pikat me të ndjeshme më të cilat merremi çdo ditë. Është më se evidente nevoja për funksionalizimin e tij në përgjithësi dhe ne jemi shumë të vetëdijshëm për këtë gjë. Kemi bërë lëvizje të duhura në këtë drejtim dhe vazhdojmë që çështjen në fjalë ta hedhim çdo ditë përpara . Unë kam besim se do të rregullohet shumëçka në sferën e të drejtave të autorit gjatë ditëve në vazhdim.

A duhet të shpresojmë që me këtë mandat muzika dhe kultura jonë do të vihet një herë e përgjithmonë në binarët e saj?

- Mundohemi të bëjmë më të mirën e mundshme. Unë jam i sigurt që shumë gjëra do të vijnë në vendin e vet shumë shpejt.

Kohë më parë ke pas thënë se albumi i fundit "Etnon” do të jetë edhe i fundit në karrierën tuaj muzikore. Veprimtaria juaj si këngëtar dhe producent është tashmë profesion që i takon së kaluarës apo…?

- Jo, nuk kam dhënë shenja se mund largohem nga skena. Mund të ndodhë dikur, por në një të ardhme të afërt assesi jo. Vazhdoj të jem me publikun në çdo vend ku ka kërkesë. Këtë vit nuk do të ketë album, ndërsa realizime këngësh sigurisht se po. "Etnon” vazhdojnë…

Views: 469 | Added by: WOLF | Tags: Shumë gjëra do t’i vendosim në vend | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Kërko

Bëhu Fans

Radio Showbiz

Kenga e Javës

Bukuroshet

Calendar
«  March 2011  »
Su Mo Tu We Th Fr Sa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031

Entries archive

Site friends
  • Create a free website
  • Your Online Desktop
  • Free Online Games
  • Video Tutorials
  • All HTML Tags
  • Browser Kits


  • Copyright MyCorp © 2025