Aktorja Mil Kunis, e cila në filmin "Black Swan
ka luajtur përkrah aktores Natalie Portman, i ka dalë në mbrojtje
koleges së saj.
Në të vërtetë, disa ditë pasi balerina dhe dublerja e Natalie-s,
Sarah Lane, publikisht ka folur rreth asaj se si Natalie të gjitha
meritat për film i ka marrë për vete, ndërsa ajo i kishte realizuar 90
për qind të gjërave në këtë film.
""Natalie është munduar shumë për këtë film. Mendoj se është e
trishtueshme që Sarah ka dalë në publik dhe që tërheq aq shumë vëmendje
në veten e saj, duke u munduar të zvogëlojë meritat e Natalie-s”, ka
thënë Mila.
Ajo ka shtuar se askush nuk e mohon faktin se kanë pasur dublete në
filma, por ka thënë se ato kanë shërbyer si rrjete të sigurisë, pra nëse
një aktor nuk mund të realizojë diçka, ajo do ta bënte. Ajo thotë se
nuk i kanë përdorur aq shumë dubletet e saj.