
Disa ditë
më parë "Shqiptari i Italisë" botoi dy artikuj mbi vajzën shqiptare Rea
Beko, e cila bëri pjesë në grupin e atyre të rejave që vizituan
udhëheqësin libian, Muhamar Gadafi gjatë vizitës së tij në Romë. E më tej, e ftuar prej tij bashkë me një grup vajzash të tjera për të vizituar Libinë.
Lajm i
vjetër, deri ditën kur pas nisjes së bombardimeve në shtyp, shqiptarja
Rea Beko deklaroi për ANSA-n se "Gadafi nuk është diktator". E
megjithatë ajo pohon se nuk e pëlqen Gadafin.
"Para të gjithash dua të them që unë nuk e adhuroj Gadafin! Di vetëm të
them që për aq sa munda të flas e të bisedoj m'u duk një plak i urtë, që
dinte se ç'bënte për vendin e tij. Pikërisht për këtë kemi arritur deri
këtu! Sepse forcat e mëdha e kuptuan që Libia po fitonte një pozitë të
fortë në Afrikë dhe në Mesdhe dhe ja, vendosen ta sulmojnë. Nuk mund të
them që është diktator sepse ç'pashë me sytë e mi demonstronin një
popull që e donte dhe e përgëzonte për faktin që dinte të mbronte
interesat e Libisë," përfundoi Rea.
|