Aktorja Freida Pinto i ka mbrojtur fotot e saj
të nxehta për një revistë meshkujsh, duke insistuar se ishte vendimi i
saj për realizimin e këtyre fotove. Ylli i filmit ‘Slumdog Millionaire’,
kishte tërhequr vëmendjen vitin e kaluar me një seri të fotove seksi
për revistën "GQ”, duke përfshirë edhe disa të tilla ku ajo shihet e
shtrirë në shtrat me veshje vetëm të brendshme.
Disa mediume kishin shkruar se kjo seancë fotosh ishte një tentim për
ta hequr qafe imazhin e saj si një vajzë e mirë dhe Pinto tani ka
deklaruar se ajo nuk ishte manipuluar për ta bërë këtë.
"Vendimi për t’i bërë këto foto, ishte i imi. Përfundimisht e kam
ditur se si dua të dukem. Një stilist ka mundur të zgjedh rrobat, por
vendimi për t’i veshur ato ishte i imi. E urrej të mendoj se isha
detyruar ta bëja këtë”, ka thënë ajo.
Seksualiteti i një femre nuk duhet të abuzohet
Pinto ka deklaruar se e urren faktin kur njerëzit mundohen të
abuzojnë me seksualitetin e një femre. Ajo thotë se ka shumë raste kur
kjo nuk çmohet tek një femër dhe vetëm mundohet të përfitohet nga pamja e
saj seksi.
"Gjithmonë kam thënë se seksualiteti i një femre duhet të
shfrytëzohet në një mënyrë që nuk është përulëse për të. Por e dini, nuk
mendoj se kjo është ende një çështje seksiste, sepse edhe aktorët por
ekspozojnë trupin e tyre në seanca fotosh sikurse që e bëjnë aktoret”,
ka deklaruar Pinto.
Në anën tjetër, Pinto është zotuar se më nuk do të bashkëpunoj me të
dashurin e saj Dev Patel. Çifti ishte njoftuar gjatë xhirimit të filmit
‘Slumdog Millionaire’, në të cilin Pinto thotë se kishin krijuar një
lidhje të cilën familjet e tyre nuk kishin mundur t’i kuptojnë.
Por Pinto thotë se nuk dëshiron më të punoj me Patel, sepse do të ishte e pamundur ta pasur joshjen që ata e kishin në fillim.
