
Janë të
tria këngëtare shumë të dashura për skenat shqiptare. Vërtetimin për
këtë e kemi marrë pikërisht gjatë fundjavës së shkuar, kur të tria
këngëtaret kanë pasur koncerte në kryeqytet.
E para që e
çeli siparin e koncerteve gjatë javës që shkoi, ishte Ingrit Gjoni, e
cila me pamjen e saj prej barbie e me këngët hite, arriti të fitonte
duartrokitjet e gjata të publikut gjatë të premtes në mbrëmje.

Greta Koçi, këngëtarja e njohur tanimë
për performancat e saj ‘live’ ka korrur gjatë javës së shkuar shumë
sukses me koncertin e saj. Ndonëse lokali ku këndonte nuk ishte në
një zonë të mbipopulluar, Greta ia doli ta mbipopullonte klubin... Me
zërin e saj, ajo këndoi ritme të të gjitha trevave.

Sakaq Rozana Radi, këngëtarja e
suksesshme, e njohur për dashamirësinë që ka fituar në publik ka kënduar
të shtunën e shkuar në një karaoke të tejmbushur me njerëz, të cilët
përveçse këndonin e kërcenin bashkë me Rozanën, u argëtuan pa masë edhe
me numrat që kjo e fundit kishte përgatitur enkas për ta.
|