Aktorja spanjolle Penelope Cruz, do të nderohet
me yllin numër 2436 në Bulevardin e famës në Hollivud. Regjisori Rob
Marshall do të jetë ai i cili do të nderojë mamanë e re, kur ajo do të
bëj zbulimin e pllakës së saj në qendrën e filmit më 1 prill.
Ylli i Cruz-it do të jetë përballë teatrit ‘El Capitan Theatre’ në
Hollivud, disa metra larg ‘Kodak Theatre’, ku ajo kishte fituar çmimin e
saj Oskar për filmin ‘Vicky Cristina Barcelona’ në vitin 2009.