Sunday, 2025-06-29, 5:48 PM
Welcome Guest | RSS
 
Showbiz
Main | | Registration | Login
Shperndaje/SHARE

Menya

Tani ështe ora

Kerko në youtube

Our poll
Kush mendoni se eshte Kingu i Repit ??
Total of answers: 19

Statistikat

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

Login form

Tag
me nga Enrique Iglesias шиншиллка шиншилла Jam KAM chan Jackie Dëshiron seks Шинэ кино сайт foto Christina Aguilera Afërdita Dreshaj do dhe Jennifer bëhet школой këngës rẽ meshkujt The Seksi JU шпинат gjinjtë kërkim një ishte шрифт Шриф код Dafina Gaga Lady koncert flori martohet Kelly 000 400 pas video ''shpall Ka Ermela modelja elizabeth kate Lopez Gjermani Abdieski Eliza ... si IA këngën (video) Aktoret ta Энималс bukur 17 Adhuron aksionin flokët Эффект колибри jetën Bieber Justin : “Nuk Dua Sean Çiftet aurela Gaçe Passion camera for kids under 200$ Ri po ajo eva Longoria adhurojnë կենսագործունեության անվտանգություն botë Bowden Katrina gjatë Aguilerën Ardian Adelina adhuruesit mund 7-muajshe Afrim

Main » 2011 » March » 30 » Favorit për superyll
4:26 AM
Favorit për superyll


Ardian Bujupi është një superyll në Gjermani. Këngëtari tashmë është bërë një idhull në këtë shtet, jo vetëm nga kosovarët që jetojnë në të, por edhe nga shumë adhurues të ndryshëm.

Madje, për dallim nga netët e tjera, javën e kaluar Dieter Bohlen e ka lavdëruar më të madhe këngëtarin nga Kosova, duke thënë se ai është liruar në skenë dhe këndon më bukur se nga fillimi i këtij emisioni. Ndërkaq, faqja e MTV e konsideron si njërin prej favoritëve kosovarin.


Por, adhuruesit nuk kanë të ndalur. Kjo e vërteton edhe numri i telefonatave që i bëhen këngëtarit nga të gjitha anët, përderisa tani ai konsiderohet konkurrent i drejtpërdrejtë i këngëtarit tjetër simpatik, po ashtu favorit, Sebastian Wurth.


"Nga java tjetër ne kemi pasur një numër të madh të telefonatave, të cilat kanë qenë në dobi të tij dhe kundër Sebastien Wurth”, tha një burim i RTL për MTV.


Ndërkohë, Ardiani pushimin njëjavor, të dhënë nga organizatorët javën e kaluar, ka kaluar me familjen e tij. Ai i ka bërë një vizitë të shkurtër nënës se tij, të cilën e do shumë. Edhe pse një "maço” i vërtetë, Ardiani ka thënë se ende nuk është i dashuruar.

Për të, momentalisht gruaja me e rëndësishme është nëna e tij, të cilën e vlerëson shumë lart.

Por, duket se pushimi i tij nuk ka kaluar ashtu si e ka parashikuar ai. Shumë të rinj në qytetin ku jeton, Heidelberg, adhurues, kanë pritur në radhë për të marrë një autograf nga ai.


Nga ana tjetër, vlerësimet për Ardianin janë të ndryshëm nga juria. Përderisa një javë ai lëvdohet nga Dieter Bohlen, në javën tjetër ai lëvdohet nga Fernanda Brandao dhe Patrick Nuo, i cili edhe pse ka prejardhje nga Kosova, dy javët e fundit ka qenë shumë kritik ndaj Ardianit.


Sido që të jetë, Bujupi është tashmë në mesin e më të mirëve, ndërkaq këtë javë kanë pasur pushim. Por, ishte caktuar që ata të mblidhen të dielën në prova për të vazhduar gjatë javës, në mënyrë që të shtunën e ardhshme të japin më të mirën për të kaluar në mesin e tre më të mirëve.


Por, gjërat kanë shkuar "llugë” në qytetin Oberhausen gjatë ditës së djeshme (e diel), ku ishin mbledhur rreth 15 000 adhurues për të marrë autografe nga super-yjet e rinj.

Sipas policisë, 3000 – 4000 të rinj, kryesisht tinejxherë, janë ofruar shumë afër vendit ku kanë qenë të pranishëm gjashtë finalistët, përderisa janë lënduar rreth 60 adhurues të tyre, të cilët janë trajtuar në vendin e ngjarjes. Por, 29 të tjerë janë dërguar në spital për shkak se kanë pësuar fraktura të ndryshme.

"Pas kësaj, personeli i RTL ka shkuar në spital bashkë me gjashtë super-yjet që të vizitojnë adhuruesit në spital, duke bërë edhe fotografi më ta”, ka publikuar RTL në faqen e tyre zyrtare, duke thënë se ata do të jenë gjithmonë afër shikuesve, ndërkaq këngëtarët po ashtu do të vlerësojnë adhuruesit e tyre.

Views: 469 | Added by: WOLF | Tags: Favorit për superyll | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Kërko

Bëhu Fans

Radio Showbiz

Kenga e Javës

Bukuroshet

Calendar
«  March 2011  »
Su Mo Tu We Th Fr Sa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031

Entries archive

Site friends
  • Create a free website
  • Your Online Desktop
  • Free Online Games
  • Video Tutorials
  • All HTML Tags
  • Browser Kits


  • Copyright MyCorp © 2025