,
E përditshmja zvicerane "Berner
Zeitung” është duke zhvilluar një konkurs për të zgjedhur "Missin” e
parë të Kantonit të Bernës. Në mesin e 15 kandidateve janë dhe dy vajza
shqiptare; 21-vjeçarja Natyra Avjazi nga qyteti i Ipsach-i dhe
Florijana Halimi, 18-vjeç nga Jegenstorf-i.
Bukuroshja e parë punon si nëpunëse komerciale, ndërsa Floriana është asistente në shitje me pakicë në vitin e tretë.
Kohë
më parë, e përditshmja "Bieler Tagblatt” kishte shkruar një artikull
kushtuar Natyrës, e cila iu kishte përmbajtur rregullave të ashpra për
"Miss Bern”, gjatësia më e vogël 168 centimetra, dhe të jenë të moshës
në mes 17 dhe 24-vjeçare. Kriteret e tjerë janë: beqare, pa fëmijë,
poseduese e pasaportës zvicerane dhe me vendbanim në Kabtonin e Bernës,
Solothurnit apo Friburgut gjermanofon. Natyra rrëfen se si i është
ngjallur interesi për të kandiduar për "Miss Bern”: "Shoqet e mia më
thonin se unë kam gjasa të fitoj”, thotë ajo, derisa ishte paraqitur
personalisht tek juria. Ajo shpreson se do të mësojë diçka më shumë dhe
për të është një detyrë e madhe dhe e rëndësishme.
Për
tu bërë "Miss Bern” nuk do të thotë vetëm një buzëqeshje para kamerave
dhe reklamim, por në radhë të parë të përfaqësohet Kantoni i Bernës.
Natyra ka vendosur që Kantonin ta përfaqësojë me diversitetin e saj
kulturor duke i përfaqësuar edhe rrënjët e saj kosovare.
Në
të vërtetë, ajo ndjehet zvicerane, por ruajtja e identitetit të saj
kosovar për të është shumë e rëndësishme. Shoqëria e saj është
ndërkombëtare dhe me mënyrën e sj të hapur, komunikative, ajo dëshiron
të ndërtojë ura në mes të kulturave të ndryshme. Nga ana tjetër,
Florijana është me prejardhje nga Lugina e Preshevës dhe ëndrra e saj
është që një ditë të jetë "Miss Zvicra 2011”.
Floriana
ka përkrahjen e prindërve dhe familjes së saj. Ajo është e gjatë 169
centimetra, e lindur në shenjën e luanit, hobi i saj është që të shëtisë
me shoqëri, ka dëshirë të luajë futboll. Më 7 maj të këtij viti do të
mbahet nata finale dhe në këtë mbrëmje, do të marrin pjesë 16 vajza,
ndërsa pritet që njëra nga shqiptaret të shkëlqejë dhe të fitojë kurorën
e "Miss Bern 2011″. Spektakli do të mbahet në sallën e njohur Arena
Kursaal Bern dhe është paralajmëruar pjesëmarrja e shumë personaliteteve
zvicerane. Veç mediave zvicerane, në këtë manifestim do të marrin pjesë
edhe media shqiptare. Në portalin e saj, "Berner Zeitung” ka
publikuar një faqe me 15 kandidatet të cilat mund të votohen nga 0 deri 5
pikë, ndërsa para zgjedhjes së kandidates, kjo gazetë do të bëjë një
portret për më të suksesshmen. Votat mund të jepen deri më 15 prill në
ora 12.00.
|