Main » 2011»March»30 » Arta: Mes vajzës së vogël dhe albumit të ri
4:32 AM
Arta: Mes vajzës së vogël dhe albumit të ri
Kengetarja arta Bajrami, qe se fundmi eshte bere nene, tash e sa muaj mbi çdo prioritet tjetër ka vene vajzen e saj Viktoria.
Megjithate, kjo nuk do të thotë se Arta Bajrami është shkëputur nga
kënga, pasi ajo ka paralajmëruar se gjatë verës fansat e saj do të kenë
në duar albumin më të ri, në të cilin është duke punuar fuqishëm edhe
vëllai i saj, Don Arbas.
"Kam
filluar të angazhohem në studio. Meqenëse herëve tjera isha e pranishme
gjatë gjithë kohës së punës së albumit, tani për shkak të vajzës nuk
po mund të angazhohem më shumë, por vëllai, Arbasi, po e kryen punën më
të madhe. Unë më shumë po shkoj vetëm sa për t’i dëgjuar demot e
këngëve dhe do të shkoj për të incizuar këngët”, shprehet Arta për
‘InfoPress’.
Ajo po ashtu ka
pohuar se tashmë ka një marrëveshje për shitjen e albumit, ndërsa
blerësit presin ta marrin atë në korrik: "Shitja e albumit tashmë është
bërë dhe ne na mbetet vetëm të përfundojmë punën rreth tij. Kah
korriku besoj që albumi të dalë në shitje, ” ka përfunduar Arta.