Shtypi amerikan shkruan se këngëtarja nga Barbadosi, Rihanna, ka filluar të argëtohet me kolegun e saj muzikant, Usher.
Çifti është fotografuar së bashku në një festival muzike, në të cilin
kishin ardhur së bashku dorë për dore, ndërsa vazhdimisht ishin
përqafuar dhe puthur.
Rihanna kohë më parë i ka dhënë fund lidhjes së saj me lojtarin Mat
Kamp dhe më pas mediet e kishin lidhur me aktorin Colin Pharrel.
Asher në vitin 2009, është divorcuar nga gruaja Tamaka Foster dhe që
nga atëherë ka pasur një varg aferash me bukuroshe të ndryshme.