Monday, 2024-05-20, 4:46 AM
Welcome Guest | RSS
 
Showbiz
Main | | Registration | Login
Shperndaje/SHARE

Menya

Tani ështe ora

Kerko në youtube

Our poll
Kush mendoni se eshte Kingu i Repit ??
Total of answers: 19

Statistikat

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

Login form

Tag
chan Jackie me Dëshiron Christina Aguilera Afërdita Dreshaj bëhet këngës meshkujt The Albania Sërish janë kërkim ishte Dafina koncert Kelly 000 400 shumë ''shpall një re modelja video Ermela Elizabeth zhveshur Aktorja foto Jennifer suksesshme gjinjtë Gjermani Abdieski flori Kate Upton Jam ia Zanfina këngën (Video) Aktoret nga saj trupin bukur 17 Adhuron aksionin kanë martohet tij flokët dua ... Sean aurela Passion Ri Eliza seksi katrina dhe si Justin Lopez Do GAGA Lady Ardian për Po Adelina Album ajo eva Bieber Enrique Iglesias pranon ka pas kam ju seks nuk jetën ta shpejti

Main » 2011 » April » 13 » Apeli i Ardian Bujupit, shans për jetën e Leonit
1:39 PM
Apeli i Ardian Bujupit, shans për jetën e Leonit


Nga e mërkura e javës së kaluar, vogëlushi nga Kosova, Leon Bujupi i sëmurë rëndë nga leukemia, ndodhet i shtrirë në Klinikën Universitare të Mynsterit. Bashkë me të, në Gjermani ka ardhur edhe e ëma, Halimja. "Kushëriri” i famshëm, Ardian Bujupi, këngëtari i ri, i zgjedhur në mesin e pesë më të mirëve në spektaklin e madh gjerman DSDS, i është gjetur në ditët më të vështira familjes Bujupi.

Ai ka shfrytëzuar skenën e spektaklit të përmendur për të bërë apel te shikuesit që të ndihmojnë shërimin e Leonit të vogël. Meqë Leoni dhe e ëma, pas stresit të udhëtimit dhe të grumbullimit të mjeteve kishin fillimisht nevojë për qetësi, lajmi për ardhjen e tyre në Mynster është bërë publik vetëm dje. Kështu shkruajnë gazetat e ndryshme të regjionit të Mynsterit e më gjerë, duke cituar iniciatorin e aksionit për ndihmë Leonit të vogël, Reinhard Lulff.

"Pas pesë javë përpjekjesh, ne jemi të gëzuar se Leoni, më në fund aterroi në Dyseldorf”, ka thënë Lulff. Në saje të apelit të bërë nga Ardian Bujupi përmes DSDS dhe falë shkrimeve të gazetës "Westfalische Nachrichten” si dhe në saje të angazhimit të dr. Kathrin Scheppers nga kjo klinikë, u bë e mundur ardhja në Gjermani, para kohës së planifikuar, e vogëlushit të sëmurë nga një lloj i leukemisë agresive.

Lidhur me sigurimin e sjelljes së Leonit në Gjermani, Lulff thotë se kanë hasur në vështirësi të njëpasnjëshme. "Duhej siguruar viza e udhëtimit, bileta e fluturimit dhe duheshin rregulluar një sërë punësh bashkë me Klinikën Universitare të Mynsterit”, ka thënë ai.

Të dielën, Lulff e ka vizituar për herë të parë Leonin dhe nënën e tij. "Përkundër sëmundjes së rëndë, ai është një fëmijë gazmor”, ka thënë ai. Sipas tij, deri më tash për trajtimin mjekësor të Leonit janë grumbulluar 125 mijë euro por nevojiten edhe 50 mijë të tjera.

Klinika Universitare është e detyruar që në rastin e Leonit të respektojë rregullat e njëjta sikurse në rastet e shtetasve gjermanë që kanë sigurim të rregullt shëndetësor. Javët e kaluara, në konton e Leon Bujupit ishin derdhur mjete nga burimet më të ndryshme. Duke filluar nga kopshtet e fëmijëve, shkollat, partitë politike etj. i janë bashkuar aksionit.

Mirëpo, suksesin e siguroi këngëtari Ardian Bujupi, me apelin e bërë të shtunën e kaluar në spektaklin e RTL DSDS për ndihmë emnakut dhe bashkatdhetarit të tij të vogël (me të cilin nuk ka afërsi familjare). Kjo i ka shtuar besimin edhe Klinikës Universitare që të fillojë trajtimin e Leonit, edhe pse akoma nuk është siguruar shuma e plotë, e nevojshme për shërimin e Leonit.

Mbase qysh gjatë kësaj jave, Leon Bujupi do të ketë një vizitë të nivelit të lartë, nga Ardian Bujupi. Ky, bashkë me prindërit e tij, janë në kontakt të rregullt me iniciatorin e aksionit të ndihmës, Reinhard Lulff. /Showbiz

Konto për ndihmë Leon Bujupit

Kontoinhaber : BILD hilft e.V.

Konto : 0676767

BLZ / bank code: 200 700 00

IBAN DE60 2007 0000 0067 6767 00

BIC DEUTDEHH

Deutsche Bank Hamburg

Stichwort: Leon


Views: 732 | Added by: WOLF | Tags: shans, jetën, për, Bujupit, Ardian, Leonit, Apeli | Rating: 5.0/1
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Kërko

Bëhu Fans

Radio Showbiz

Kenga e Javës

Bukuroshet

Calendar
«  April 2011  »
SuMoTuWeThFrSa
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930

Entries archive

Site friends
  • Create a free website
  • Your Online Desktop
  • Free Online Games
  • Video Tutorials
  • All HTML Tags
  • Browser Kits


  • Copyright MyCorp © 2024